Breshër i madh në Istog – Bekë Berisha del me një kërkesë

Kosova

Breshër i madh në Istog – Bekë Berisha del me një kërkesë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 22:16
Bekë Berisha

Deputeti i Kuvendit, Bekë Berisha, ka kërkuar nga Komuna e Istogut që të formojë komision për verifikimin e gjendjes pas breshërit që ka rënë sot në këtë zonë të Kosovës.

Berisha ka thënë se ka marrë shumë mesazhe nga qytetarët, duke i treguar dëmet që ua janë shkaktuar nga rënia e breshërit, teksa ka shtuar që zyrtarët e Komunës së Istogut duhet të dalin në teren për të parë gjendjen e banorëve.

Ja postimi i tij:

Ne ketë mbrëmje po marr shumë mesazhe e fotografi te dhimbshme nga shumë bashkëvendës te Istogut për demet e fundit nga breshëri atje, ftoj menjëherë organet komunale ta formojnë një komision për te verifikuar gjendjen faktike atje dhe te shohin mundësinë për te u ndihmuar këtyre bujqve te zot te cilët sot u janë dëmtuar kulturat bujqësore te cilët i kane te ardhurat e tyre kryesore familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat