Çfarë do të ndodhë më 3 qershor në Kosovë?

Kosova

Çfarë do të ndodhë më 3 qershor në Kosovë?

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 23:27
Ilustrim

E hëna në Kosovë: Ngjarjet kryesore të ditës

Në orën 9, në Prishtinë, Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” do të dorëzojë dosjet e radhës për konpensimin e dëmeve të luftës. Dosjet do të dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në orën 10, gjithashtu në kryeqytet, në sheshin “Zahir Pajaziti”, hapet Festivali “Prishtina Lexon”.

Në të njëjtën kohë, në Junik, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës që lidh Junikun e Deçanin.

Gjysmë ore më vonë, sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit do të zhvillojë një aksion në Rrugën B, në Prishtinë.

Në orën 11, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, bashkë me Inspektoratin do të dalin në inspektime nëpër dyqane.

Në të njëjtën kohë, në kryeqytet, Klubi i Prodhuesve dhe Oda Ekonomike e Kosovës do të diskutojnë për problemet dhe barrierat tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjysmë ore më vonë, kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim, në kabinetin e tij, një delegacion të përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë.

Në orën 13, Këshilli Ministror për Integrim Evropian mban takim në ndërtesën e Qeverisë, ku do të marrë pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në të njëjtën kohë, në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takon kryetarin e Komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat