Tërnava: Të krijojmë një shtet funksional të integruar në shoqëritë e përparuara

Kosova

Tërnava: Të krijojmë një shtet funksional të integruar në shoqëritë e përparuara

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:42
Myftiu Naim Tërnava

(E plotësuar) - Myftiu Naim Tërnava në mesazhin me rastin e Festës së Fitër-Bajramit, ka kërkuar që të ketë unitet në familje dhe unitet edhe më të madh politik kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë, por gjithashtu ka kërkuar ta forcojmë paqen, mirëqenien, dashurinë, respektin e solidaritetin mes njerëzve, larg dhunës, konflikteve, gjakderdhjeve e ekstremeve të ndryshme.

Ternava ka thënë se kemi mbetur vend dhe popull i izoluar, me papunësi të theksuar e me shumë sfida të tjera, gjë që e kemi për obligim që këtë gjendje ta ndryshojmë për të mirë, duke krijuar një shoqëri të lirë, me mirëqenie ekonomike dhe arsimim e edukim adekuat.

Tërnava tha se sonte po përcjellin muajin e ramazanit, muaji i cili për besimtarët islam ka një rëndësi të madhe ngase u kultivuan vlerat dhe virtytet më të larta fetare, shpirtërore, morale dhe shoqërore.

Tërnava: Fiter Bajramit troket në vatrat tona pas muajit të shenjët të Ramazanit

“Festa e Fitër Bajramit është një arenë ku shtrihen dallimet, pozitat. Arenë ku takohen të gjitha me fitoren e përbashkët për të mirën e përgjithshme. Festa e Fiter Bajramit troket në zemrat dhe shpirtin e besimtarit, troket në vatrat tona familjare menjëherë pas muajit të shenjët të Ramazanit, periudhës së shenjt gjatë së cilës myslimanët e devotshëm anë e kënd botës kanë agjëruar dhe sakrifikuar duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore “, ka thënë Tërnava.

Ai shtoi se kjo ditë është dita kur besimtari duhet falur njerëzit e tjerë.

Tërnava: E kemi obligim që t’i thërrasim ndërgjegjes për kategoritë sociale

“Edhe në këtë ditë feste e kemi obligim që t’i thërrasim ndërgjegjes për kategoritë sociale, jetimët e skamnorët që të kujdesemi për ta. Ne nuk kemi kryer obligimet tona as ndaj Zotit, vendit e shoqërisë derisa ne si individë, pastaj si komunitet, e së fundmi si shtet të mos e bëjmë më të mirën për këtë kategori. Kjo ditë është ditë e unitetit prandaj duhet të shfaqim unitetin me familje dhe njerëzit e shoqërisë tonë“, ka thënë Tërnava.

Tërnava ftojë për një unitetet edhe më të madh politik kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë.

Ternava: Kemi mbetur popull i izoluar, e kemi për obligim që këtë gjendje ta ndryshojmë

“Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit ndaj Zotit Krijues, ftojë për një unitetet edhe më të fortë  mes nesh, për një unitet edhe më të madh politik kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë, e vatanit tonë, për një solidaritet edhe më të madh, për një mirëkuptim dhe besim edhe më të madh  ndër fetarë me të tjerët, virtyte këto të cilat janë pasuritë më të çmuara të kombit dhe të fesë sonë, dhe si të tilla, ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen e shtetit tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh. Sot jemi dëshmitar se kemi mbetur vend dhe popull i izoluar, me papunësi të theksuar e me shumë sfida të tjera, e kemi për obligim që këtë gjendje ta ndryshojmë për të mirë, që të krijojmë një shoqëri të lirë, me mirëqenie ekonomike dhe arsimim e edukim adekuat, pra të krijojmë një shtet funksional të integruar në shoqëritë e përparuara. Ta forcojmë paqen, mirëqenien, dashurinë, respektin e solidaritetin mes njerëzve, larg dhunës, konflikteve, gjakderdhjeve e ekstremeve të ndryshme”, ka thënë ai.

***

Myftiu Naim Tërnava me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka dhënë mesazhin e tij. Tërnava ka thënë se festa e Fitër Bajramit ivje pas një muaji dedikimi e sakrifice.

“Nesër është dita e parë e festës së Fiter Bajramit, e cila vjen pas një muaji dedikimi e sakrifice për t’u foruar më tepër me Zotin, ku kultivuam shpirtmadhësinë, tolerancën, vllazërinë, paqen, solidaritetin, vlera këto që kanë rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë. Feta e Fiter Bajramit është një arenë ku shkrihen dallimet, pozitat. Arenë ku takohen të gjithë me fitoren e përbashkët për të mirën e përgjithshme”, ka thënë ai.

Sipas tij nesër myslimanët festojnë ngase e kanë kryer një obligim të fesë islame.

“Festa e Fiter Bajramit troket në vartat tona familajre, menjëherë pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë gjatë së cilës muslimanët anë e mbanë botës kan agjëruar duke sakrifikuar, duke u përpjekur të ripërtijmë vlerat më të mira shpirtërore. Nesër myslimanët festojnë dhe i gëzohen kësaj ditë ngase kanë kryer edhe një obligim të fesë islame, i cili radhitet në mesin e pesë shtyllave të islamit”, është shprehur ai.

Tërnava ka ftuar të gjithë që në këtë ditë feste të kujdesen për kategoritë sociale.

“Edhe në këtë ditë feste e kemi obligim t’i thërrasim ndërgjegjes për kategoritë sociale, jetimët dhe skamnorët që të kujdesemi për ta. Ne nuk kemi kryer obligimet tona, as ndaj Zotit, as ndaj vendit e shoqërisë, derisa ne si individë e pastaj si komunitet, e së fundmi si shtet të mos e bëjmë më të mirën e mundshme për këtë kategori”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera Tërnava ka ftuar të gjithë të kenë unitet mes vete dhe të falin mosmarrëveshjet që kanë pasur.

“Kjo ditë është ditë e unitetit, prandaj ta shfaqim unitetin në familje, dhe me njerëz të shoqërisë sonë. Kjo ditë është dita kur besimtari fal njerëzit e tjerë, ndaj edhe ju besimtar të devotshëm falni ata që iu kanë ofenduar, ata që iu kanë shpifur dhe kanë folur keq për ju, falni zënkat dhe mosmarrëveshjet mes jush. Allahu është me ata që falin”, është shprehur ai duke shtuar se duhet unitet më i madh politik kur është në pyetje e ardhmja e vendit.

“Në prag të kësaj feste, në ktë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit ndaj Zotit krijues, ftoj për unitet më të fortë mes nesh. Për një unitet edhe më të madh politikë kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë, e vatanit tonë, për një solidaritet më të madh, për mirëkuptim e besim më të madh ndërfetar me të tjerët. Duke e lutur Zotin që të na e ketë pranuar agjërimit dhe të gjitha adhurimet tjera dhe të na fal begati të shumta. Urime festa e Fiter Bajramit”, ka thënë Tërnava në mesazhin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat