Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Podujevë

Kosova

Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Podujevë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:17
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Trudë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident kane qenë të përfshira një autobus dhe dy vetura.

“Sot rreth ores 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një autobus dhe dy vetura). Sipas informacioneve fillestare deri tani tre persona kanë kerkuar tretman mjekesor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat