Ministri Reçica tregon për gjendjen e gruas rome që u sulmua nga qytetarët në Lipjan e Ferizaj

Kosova

Ministri Reçica tregon për gjendjen e gruas rome që u sulmua nga qytetarët në Lipjan e Ferizaj

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 19:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka vizituar personalisht sot gjatë ditës gruan rome e cila u sulmua në Lipjan dhe Ferizaj.

Reçica tha se ajo u transferua në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë pasi në Podujevë nuk ka një Qendër të tillë.

Ministri nuk pranoi të flas për gjendjen e saj mendore, pasi sipas tij ende nuk e kanë vizituar profesionistët mjekësor, por bëri të qartë se ajo po refuzon të shfrytëzoj përkrahjen shtetërore.

“Vlen të theksohet se gjendja e saj është në nivel të mirë, është transferuar nga Qendra për punë sociale në Ferizaj për atë në Podujeve. Pasi atje mundon qendra, ata e kanë sjellë ketu ne qendrën për pune sociale ne Prishtinë. Ka një historik, është trajtuar më herët. Mungon vullneti i saj që të shfrytëzoj të drejtat e saj për të qëndruar në këtë institucion dhe si duket mos-vullneti i saj e ka sjell në këtë situatë. Nuk do të ishte keq që të bëhej edhe një kontroll nga profesionistë mjekësor. Nuk dua të flas për gjendjen e saj mendore tani për tani. Ajo po i refuzon ndihmat që i ofron në Qendrën për punë sociale, ushqimin banimin. Nuk është e mitur, është e rritur dhe përderisa nuk e pranon mbrojtjen sociale që i takon si viktimë e dhunës atëherë nuk mund ta mbyllim”, tha Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat