Pleqnari nga Rugova që ka shkurorëzuar rreth 100 çifte: Ka dënuar njerëz me 25 mijë euro

Kosova

Pleqnari nga Rugova që ka shkurorëzuar rreth 100 çifte: Ka dënuar njerëz me 25 mijë euro

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:39
Rrahman Lajqi

Rrahman Lajqi është pleqnar nga Rugova, ai i ndanë çiftet që e zgjedhin kanunin para gjykatave.

I ftuar në Frontal të T7, Lajqi, tregon se te ai shkojnë çiftet të cilat e zgjedhin kanunin para gjykatave.

Ai thotë se deri tani ka ndarë rreth 100 çifte, ndërsa tregon se ka raste kur ai edhe dënon njerëz me shuma të mëdha parash, pasi e konsideron se janë fajtorë.

“I kam bërë 93 shkurorëzime.  Kam dënuar shumë njerëz. Varet se cili i ka fajet a gruaja, a burri”, ka thënë Lajqi.

Ai shton se ka pasur raste kur ka dënuar njerëz me deri 25 mijë euro, për këto arsye.

“Ka pasur raste që kam dënuar njerëz deri më 25 mijë euro. Nëse dikush e ka marrë një vajzë shqiptare e ka dërguar në banesë e ka mshelë për tre muaj, e më pas gjermanen, a austriaken a ckado, me fëmijë në një banesë tjetër, kjo nuk shkon”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat