Kur kryhen magjistralet për Mitrovicë e Pejë?

Kosova

Kur kryhen magjistralet për Mitrovicë e Pejë?

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 20:43
Ilustrim

Pesë vite u deshën që të lëshohet në qarkullim autostrada 60.5 kilometra “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Shkup por zgjerimi i rrugëve Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Pejë kanë filluar më herët e as nuk janë afër të përfundohen.

Në Ministrinë e Infrasrukturës tregojnë arsyet pse po bëhen këto vonesa. Njëra prej tyre është edhe shpronësimi. Në ministri thonë se janë marrë masa që të fillohet puna në tri segmentet e mbetura në Mitrovicë, e tri segmentet në Pejë.

E pavarësisht këtyre vonesave, këshilltarii ministrit të Infrastrrukturës, Argjend Zejna, për klankosova thotë se nëse gjithcka shkon sipas dinamikave brenda tri viteve do të përfundojnë punimet.

Për autostradën Prishtinë-Mitrovicë fondet arabe patën ndarë 56 milionë euro ndërsa për autostradën Prishtinë-Pejë ministria së bashku me BERZH kanë ndarë 200 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat