MMPH dhe UNDP shënojnë Ditën e Mjedisit

Kosova

MMPH dhe UNDP shënojnë Ditën e Mjedisit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me një sërë aktivitetesh ndërsa manifestimi qendror do të mbahet në parkun e Gërmisë, me fillim në ora 11:00.

UNDP do të ketë tendën ku do të prezantojë projektet dhe iniciativat që janë ndërmarrë për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe me fokus të veçantë në  vetëdijesimin e qytetarëve për të luftuar ndotjen e ajrit.

Gjatë aktiviteteve do të shpërndahen edhe materiale promovuese të projekteve përfshirë edhe shiritat e gjelbër - “Green Ribbons”. Të gjithë ata që bëhen pronarë të Green Ribbon zotohen ta mbrojnë mjedisin ku jetojnë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Fatmir Matoshi, minstër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Meelis Munt, Zv.ministër i Mjedisit nga Estonia, Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Thomas De Groote, drejtor i “River Cleanup”, përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve mjedisore, aktivistë dhe mysafirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat