Kosova merr përvojat e Estonisë në fushën e mjedisit

Kosova

Kosova merr përvojat e Estonisë në fushën e mjedisit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:48
Fatmir Matoshi ka pritur në takim zëvendësministrin e Mjedisit të Estonisë, Meelis Munt

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e Mjedisit të Estonisë, Meelis Munt.

Me rastin e këtij takimi Ministri Matoshi tha se me Munt kanë folur për disa tema që do të përmblidhen edhe në një memorandum bashkëpunimi.

“Është kënaqësi të pres një delegacion nga Estonia. Ne sapo përfunduam një takim ku diskutuam disa tema të rëndësishme që ndërlidhen me ditën botërore të pastrimit të globit që do ndodhë më 21 shtator. Estonia ka udhëhequr dhe për vite me radhe është themeluese e ‘Lets Do It World’”.

“Pastaj të gjitha shtetet e kanë përcjellë këtë hap duke e shndërrua lets do it në një lëvizje globale. Dhe ne jemi të nderuar që këtë vit këtë vend udhëheqim këtë fushatë, por jemi të vetëdijshëm që na duhet përvoja e atyre që e kanë udhëhequr këtë fushatë për vite me radhë”.

Ndërsa, zëvendësministri estonez i mjedist, Meelis Munt, tha se qëllimi i vizitës në Kosovë është koordinimi i veprimeve dhe mundësia e bashkëpunimit në fusha përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat