Zhduket i moshuari nga Klina, familja apelon për ndihmë

Kosova

Zhduket i moshuari nga Klina, familja apelon për ndihmë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:02
Binak Uka

Binak Uka 76 vjeçar nga fshati Bokshiq i komunës së Klinës, është zhdukur mëngjesin e sotëm. I moshuari nuk e ka marrë me vete kuletën e as telefonin. Sipas familjarëve nga shtëpia ka dalë pa paralajmërim, ata po e kërkojnë te të afërmit si dhe rastin e kanë raportuar në polici. Deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Djali i tij Dardani, flet për zhdukjen e babait.

I moshuari Binak Uka ka dalë nga shtëpia e tij sot rreth orës 5:00 të mëngjesit. Nga kamerat e sigurisë për herë të fundit ai është parë në fshatin Grabanicë. Këtë e tha djali i tij, Dardani.

“Sot ne ora 5 të mëngjesit është dalë nga shtëpia. Për herë të fundit është pa në kamera të banorëve të fshatit Grabanic”, tha ai.

Sipas, Dardanit, i ati nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor, mirëpo dyshon se ai mund te këtë vuajtur nga alzheimeri. (Sëmundje e harresës).

“Jo probleme shëndetësore s‘ka pas. Ma herët nuk kemi vërejt kurgjo veç nëse ju ka shfaq alzheimeri…por as për këtë sëmundje nuk ka shfaqur shenja”, thotë Dardani.

Rastin e zhdukjes së Binak Ukës, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se policia po punon për gjetjen e tij.

“Sot në orën gjashtë të mëngjesit në stacionin policor në Klinë ka ardhur një ankuese e cila ka raportuar se burri i saj rreth moshës 75 vjeçare, ka dalë nga shtëpia pa i njoftuar se ku po shkon. Familjarët e kanë kërkuar por se kanë gjetur, policia ka dalur bashkë me familjarët në kërkim. Me konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “person i zhdukur”, policia po punon në gjetjen e tij”, tha Rugova për Express.

Familjarët kanë kërkuar se kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e të moshuarit t’i njoftojnë.

Rastet e personave të zhdukur janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë. Policia raporton se më së shumti zhduket grupmosha e vajzave nën 18-vjeçare, të cilat pas disa ditësh u kthehen familjeve.

Aktualisht në kërkim të familjarëve dhe policisë është edhe Hetem Dedaj nga Podujeva, i njëjtë po kërkohet që nga data 16 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat