Haziri: Albert Rohan, diplomat i përmasave historike

Kosova

Haziri: Albert Rohan, diplomat i përmasave historike

Nga: A.SH Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:11
Lutfi Haziri dhe Albert Rohan

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një statusi në facebook ka reaguar për vdekjen e Albert Rohan duke e cilësuar si diplomat i përmasave historike që nuk lejoi kompromise në të drejtën e Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.

Statusi i plotë:

Paska ndërruar jetë Albert Rohan, diplomat i përmasave historike që nuk lejoi kompromise në të drejtën e Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Kisha nderin të jem në ekipin e Pavarësisë së Kosovës. Rohan e ndihmoi Presidentin Ahtisaari dhe Presidentin e Kosovës për udhën formale të njohjes së Republikës së Kosovës. Kosova e Vjenës doli nga 2 Korriku dhe rezistenca politike dhe ushtarake. #Danke doktor Rohan! RIP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat