Haradinaj: Qershori i lirisë, motivim për të punuar më shumë në ndërtimin e shtetit

Kosova

Haradinaj: Qershori i lirisë, motivim për të punuar më shumë në ndërtimin e shtetit

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 08:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët dhe ish bashkëluftëtarët e tij, Shaban e Isuf Mazrekaj nga Vokshi dhe Burim Mustafaj e Shpend Malaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Qershori i Lirisë, sjell kujtime dhembje e krenarie për të gjithë, por edhe motivim për të punuar më shumë në ndërtimin e shtetit.

“Në vrullin e luftës për liri para 21 vitesh, do të përjetësoheshin bashkëluftëtarët Shaban e Isuf Mazrekaj nga Vokshi, ndërsa në vigjilje të Çlirimit, u ndamë nga Burim Mustafaj e Shpend Malaj, luftëtarët më të zot që njoha gjatë përpjekjeve tona pë çlirim e liri.

Qershori i Lirisë, sjell kujtime dhembje e krenarie për të gjithë ne, por edhe motivim për të punuar më shumë në ndërtimin e shtetit. E lavdia e përjetshme ju takon dëshmorëve”, ka shkruar kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat