30 persona nga komuna e Obiliqit përfitojnë pajisje për nisje dhe rritje të bizneseve

Kosova

30 persona nga komuna e Obiliqit përfitojnë pajisje për nisje dhe rritje të bizneseve

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:16
30 persona nga komuna e Obiliqit përfitojnë pajisje për nisje dhe rritje të bizneseve

Është nënshkruar marrëveshje me klientët e përzgjedhur në komunën e Obiliqit, për projektin “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.

Projekti u financua nga Qeveria gjermane, ku bë e ditur se janë 30 përfitues nga komuna e Obiliqit.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi uroi 30 përfituesit e përzgjedhur. Ai tha se me ligjin për Obiliqin po krijohen mundësitë e reja për përkrahjen e bizneseve dhe ndërmarrësve përmes Ligjit për Obiliqin.

Gashi: Ligji për Obiliqin ka krijuar mundësi të reja në aspektin financiar

"Edhe ne si komunë me pjesën e bashkëfinancimit do të vazhdojmë, fat i mirë që edhe ligji për Obiliqin ka krijuar mundësi të reja në aspektin financiar dhe shpresojmë që bizneset e reja, bizneset fillestare do të jenë në fokus në të ardhmen, përveç çështjeve të tjera që i rrethojnë qytetarët tanë", tha Gashi.

Ai tha që shpreson që bashkëpunimi me organizatën HELP të vazhdojë edhe në te ardhmen.

Shqipe Breznica, udhëheqëse e projektit gjerman për territorin e Kosovës, tregoi qëllimin e këtij projekti ku tha që synojnë gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Breznica: Synojmë që përmes këtyre fondeve  t’u  mundësojmë qytetarëve të mos ikin nga Kosova

"Fondet i marrim prej qeverisë gjermane, saktësisht Ministrisë së Punëve e të Jashtme gjermane, me idenë e vetme me u mundësuar qytetarëve të Kosovës me u marrë me ndërmarrësi, me qëndruar në Kosovë e mos me shkuar në Gjermani. Ky projekt ka filluar në fazën kur ka pasur fluks te madh të refugjatëve, në 2014-15, ne deri tash kemi dhënë 1200 grante, kemi punuar më 23 komuna partnere, përfshi edhe veriun", tha ajo.

Komuna e Obiliqit është bashkëfinancuese e projektit ku kanë kaluar 30 përfitues. Përmes këtij projekti ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin bizneset e tyre. Projekti që është bashkëfinancim mes komunës së Obiliqit dhe organizatës HELP, ka vlerën mesatare të një granti 2,000.00 euro në formë të pajisjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat