Vrapohet në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale

Kosova

Vrapohet në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 06:59
Ilustrim

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka bërë të ditur së Kosova, përkatësisht qyteti i Prizrenit është përzgjedhë si vendi i 48-të në të cilin Claire McFarlane, e mbijetuar e dhunës seksuale, do të vrapojë 16 kilometra në mënyrë që përmes sportit të kontribuojë në diskutimin rreth dhunës seksuale.

McFarlane është themeluese e një lëvizjeje të quajtur Movement to Inspire: Lëvizje botërore sportive që bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave.

 Nisma kryesore e kësaj lëvizjeje quhet Footsteps to Inspire (shqip: Gjurmë frymëzuese). Ajo vrapon 16 kilometra me qëllim diskutimin gjithë botëror të dhunës seksuale.

Kushdo që dëshiron të bashkohet në këtë kauzë është i/e mirëseardhur që t’i bashkohet McFarlane në këtë vrapim simbolik nesër, duke filluar nga ora 08:30, para objektit të Kuvendit Komunal në Prizren.

Organizatat lokale të cilat mirëpritën këtë aktivitet; Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK), FemAktiv si dhe Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve – Prizren u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëngjiten në këtë kauzë duke vrapuar.

Si çdo herë, Rjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i bashkohet çdo nisme, si simbolike po ashtu edhe përmbajtësore për trajtim të dinjitetshëm të të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe luftim të paragjykimeve ndaj tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat