Shoqata “Trojet e Arbrit“ reagon pas heqjes së portretit të Skënderbeut në disa shkolla të Kosovës

Kosova

Shoqata “Trojet e Arbrit“ reagon pas heqjes së portretit të Skënderbeut në disa shkolla të Kosovës

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:38
Nue Oroshi pranë shtatores së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut

Reagim i Shoqates së Intelektualëve Shqiptarë“Trojet e Arbrit“ lidhur me heqjën e portretit te Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në disa shkolla të qyteteve të Kosovës

Intelektualëve te Shoqatës“Trojet e Arbit“ njoftimi se në shumë qytete te Kosovës është hequr nëper shkolla portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut i erdhi si një bubullimë e përshkruar me vetëtima të rrufeshme.Këto raste kobzeza mbjellin trishtim dhe përplasje të orientimeve tona shqiptare dhe ne pyesim se kah është nisur Liburnia Politike shqiptare,deri kur do të lejohën të na përseritën këto mbrapshti mbrenda Institucioneve të Kosovës e sidomos atij arsimorë.

Kush është ai përson që flet shqip e i thotë bukës- bukë e ujit- ujë dhe i pengon portreti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut nëpër shkollat e Kosovës.Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit“ i bën thirrje Ministrit të Ministrisë së Arsimit Shkences dhe Teknologjisë z.Nysret Bytyqi,që të merr masa të shpejta në kthimin e ligjit të vetë Ministrisë për vëndosjen e porteteve të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.Ky është vendim i Minisitrisë se Arsimit dhe ai duhet të zbatohet në përpikmëri. 

Njëherit e thërrasim edhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës,z.Ramush Haradinaj që të merr njoftimet e duhura se pse në disa shkolla të disa qytete të Kosoves siç është Gjilani,Peja dhe Dardanë(Kamenicë),por edhe qytete tjera pse është hequr nëpër disa shkolla të këtyre qyteteve portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.Kush janë ata drejtorë dhe mësimdhënës që nuk dëshirojnë ta mbajnë mësimin me portretin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.Shoqata “Trojet e Arbrit“ i thërret të gjithë shqiptaret në Kosovë,Shqipëri dhe vise të tjera shqiptare për një vetdijësim kombëtarë në këto momente historike ku krah nesh e kemi botën e qytetruar,ku krah nesh e kemi fuqinë më të madhe ushtarake Naton,si dhe shtetet më të forta siç janë Amerika dhe Gjermania që mos ta humbim besimin tek këto shtete.Jemi plotësisht të bindur se iniciativat e tilla kobzeza janë iniciativa që nuk do të realizohën kurrën e kurrës në Trojet Shqiptare.

Shqiptarët gjatë tërë historisë kanë ditur ti dalin zot Trojeve Arbërore edhe në situata të vështira historike. Shembull konkret është qendresa e Gjergj Gjon Kastriotit i cili që nga viti 1443 e deri në vitin 1468 u bë mburoj e mbrojtës së identitetit tonë kombëtar dhe qytetrimit Evropian.

Ne emër të 150 Intelektualeve të Shoqatës “Trojet e Arbrit“ reagon Nue Oroshi, Kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat