Qëndron Kastrati i ‘zhytur’ në kredi

Kosova

Qëndron Kastrati i ‘zhytur’ në kredi

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 11:05
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një shtëpi me vlerë 160 mijë e cila është e ndërtuar nga të ardhurat e prindërve të tij.

Në Agjencinë Antikorrupsion,  Kastrati ka deklaruar se posedon edhe një truall 85 mijë euro që është në emër të prindit të tij e cila sipas tij është blerë me participimin e miqve dhe familjes së gjerë.  Ka edhe një lokal me vlerë 105 mijë euro që i është dhuruar nga Komuna e Prishtinës për familjet e dëshmorëve.  

Kastrati ka deklaruar edhe dy vetura që janë blerë me kredi njëra me vlerë 11 mijë e 700 euro  dhe tjera me vlerë 5 mijë euro që është në pronësi të nënës së tij.

Kastrati ka deklaruar para të kursyera  ka vetëm  35.84 euro. Ndërsa detyrime financiare ka rreth 80 mijë euro të cilat thotë se i marrë për çështje si shkollimi i vëllait, kredi për blerje të veturës dhe pasjeve për shtëpi si dhe kredit kartela.

Ka deklaruar të ardhura vjetore nga paga e kryetarit të Komunës 13 mijë e 944 euro, pensionin e babit 5.376 euro dhe pagën e nënës nga KEK-u 7.480.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat