Shala: Akreditimi kontribuon në zhvillimin ekonomik

Kosova

Shala: Akreditimi kontribuon në zhvillimin ekonomik

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2019 Në ora: 11:50
Endrit Shala

Në Ditën Botërore të Akreditimit, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka theksuar se, kjo ministri është e përkushtuar të ndërtojë dhe zhvillojë një sistem të qëndrueshëm dhe në përputhje me praktikat e mira në ngritjen e infrastrukturës së cilësisë dhe sektorëve tjerë të cilët kanë impakt në ekonomi.

Ai përmes një statusi ka thënë se, po punojmë në vendosjen e drejt të kritereve dhe standardeve teknike për produkte dhe shërbime, të përcaktuara me marrëveshje tregtare dhe legjislacion të harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian.

Statusi i plotë:

Në Ditën Botërore të Akreditimit theksova se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të ndërtojë dhe zhvillojë një sistem të qëndrueshëm dhe në përputhje me praktikat e mira në ngritjen e infrastrukturës së cilësisë dhe sektorëve tjerë të cilët kanë impakt në ekonomi.

Ne po punojmë në vendosjen e drejt të kritereve dhe standardeve teknike për produkte dhe shërbime, të përcaktuara me marrëveshje tregtare dhe legjislacion të harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian.

Kjo do të mundësoj ngritjen e konkurrueshmerisë në tregun vendor dhe të jashtëm, eliminimin e barrierave tregtare, të siguroj mbrojtjen e jetës dhe shëndetit për konsumatorin. Po ashtu, për tu siguruar që qytetarët e Kosovës marrin shërbime mjekësore me cilësi dhe rezultate të sigurta, kemi ndërmarr iniciativën për ta bërë të obligueshëm akreditimin e laboratorëve mjekësor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat