Trump do t’i jap medalje nderi ushtarit amerikan që shërbeu në Kosovë

Kosova

Trump do t’i jap medalje nderi ushtarit amerikan që shërbeu në Kosovë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:22
Donald Trump

Të martën me 25 qershor, presidenti i ShBA-së, Donald Trump do t’i jap Medaljen e Nderit për trimëri, David G.Bellavia.

Bellavia shërbente si rreshter i shtabit në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, shkruan Shtëpia e Bardhë.

Në vitin 2004, ai kishte shpëtuar ekipin e tij me një pushkë automatike. Skuadra e tij ishin bllokuar në një shtëpi dhe Bellavia kishte hyrë brenda në shtëpi dhe kishte dal i fundit derisa të gjithë ushtarët ishin larguar.

Bellavia ishte regjistruar në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në vitin 1999. Fillimisht ai kishte shërbyer në Kosovë gjatë luftës.

Medalja e Nderit i jepet pjesëtarëve të Forcave të Armatosura që janë të dalluar për trimërinë dhe që kanë kryer shërbime përtej thirrjes së detyrës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat