Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e hyrjes dhe urës së Veternikut

Kosova

Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e hyrjes dhe urës së Veternikut

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:32
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e hyrjes dhe urës së Veternikut

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj sot nënshkroi kontratën për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

Ky projekt është i rëndësishëm për këtë zonë të mbingarkuar nga komunikacioni, nga frekuentimi i madh i veturave që hyjnë dhe dalin në kryeqytet, por edhe lidhen me vende të tjera.

Projekti me vlerë mbi 2.5 milionë euro do të fillojë në fund të muajit qershor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit zotohet se ai do të zhvillohet sipas planit dinamik të punimeve, duke evituar çfarëdo vonese në përfundim të punimeve me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat