Prishtina dhe Kosova në tranzë

Kosova

Prishtina dhe Kosova në tranzë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 23:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fitorja e Kosovës kundër Bullgarisë në Sofje prej 3:2 ka sjellë gëzim të jashtëzakonshëm në gjithë Kosovën.

Madje, në kryeqytetin e saj, në Prishtinë, po festohet rrugëve me vetura dhe shesheve.

Nuk mungojnë as fishekzjarrët. Kosovarët në tranzë. Skuadra e tyre shtetërore e ka kaluar ndeshjen e 14-të pa humbje duke i regjistruar 8 fitore krahas 6 barazimeve. “Dardanët” janë krenaria e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat