‘Ruajtja e standardeve profesionale të konsulencës ka marrë hov në Kosovë’

Kosova

‘Ruajtja e standardeve profesionale të konsulencës ka marrë hov në Kosovë’

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:40
‘Ruajtja e standardeve profesionale të konsulencës ka marrë hov në Kosovë’

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për fushën e konsulencës në sferën private dhe institucionet publike.

Ai me rastin e Ditës Globale të Konsulencës theksoi se, promovimi dhe ruajtja e standardeve profesionale të konsulencës, viteve të fundit ka marrë hov Kosovë.

“Duke parë zhvillimet e hovshme në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, shohim se është shumë e nevojshme që të kemi një zhvillim të konsulencës, sepse është mënyra më e mirë për vendimmarrje. Çdo vendimmarrje që bëhet pa një analizë të mirëfilltë dhe pa një ekspertizë, e cila vjen vetëm nga ekspertët e fushave, të cilët i njohin problematikat dhe ato njohuri ia ofrojnë menaxhmentit është vendimmarrje jo e drejtë”, ka thënë ministri Bytyqi.

Duke theksuar rëndësinë dhe njohjen e konsulencës, ministri Bytyqi përmendi konsulencën e ofruar nga Komisioni Evropian për rishikimin funksional të MASHT.

Dita Ndërkombëtare të Konsulencës organizohet për herë të dytë në Kosovë nga Business Consultants Council, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH.

Qëllimi i saj është diskutimi për perspektivën, rëndësinë dhe njohjen e konsulencës si profesion dhe rrjetëzim me akterë institucional, biznese dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Dita Globale e Konsulencës manifestohet si një organizim global në 53 shtete të ndryshme të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat