Këshilli ndërministror për luftimin dhe parandalimin e EHKK, kërkoi që të gjenden mënyra për vazhdimin e repelimit

Kosova

Këshilli ndërministror për luftimin dhe parandalimin e EHKK, kërkoi që të gjenden mënyra për vazhdimin e repelimit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi

Këshilli Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo EHKK), ka mbajtur sot një takim pune, ku krahas institucioneve përgjegjëse në nivel qendror, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori për shëndetësi, Liridon Hoti. Në këtë takim të radhës të këtij këshilli, në mes tjerash u diskutua edhe për problemin e ndërprerjes së repelimit të kafshëve dhe u kërkua që të gjenden mënyra të shpejta për vazhdimin e repelimit.

Repelimi i kafshëve, krahas masave tjera parandaluese, u cilësia si masa më e efektshme, bashkë me dezinsektimin, prandaj u kërkua që të gjenden forma të shpejta ligjore, për vazhdimin e këtij procesi, pasi replimi i kafshëve ndikon drejtpërdrejtë në ciklin e rriqrave, të cilët edhe janë bartës të virusit të EHKK.

Në këtë mbledhje të radhës, Këshilli Ndërministror, kërkoi nga të gjitha institucionet relevante, që të vazhdohet me zbatimin e masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo, si dhe u kërkua nga qytetarët, që gjithashtu ti marrin të gjitha masat preventive në ambientet ku jetojnë dhe të kenë kujdes të shtuar.

Për ndërprerjen e procesit të repelimit dhe për mos realizimin e repelimit në vitin e kaluar, Komuna e Malishevës ka reaguar edhe më herët, duke kërkuar që të vazhdohet me zbatimin e kësaj mase për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat