Histereskopi lehtëson trajtimin e pacienteve në Gjinekologji

Kosova

Histereskopi lehtëson trajtimin e pacienteve në Gjinekologji

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:09
Histereskopi

Mjekët në Gjinekologji po kryejnë më lehtë punën në ndërhyrjet e ndërlikuara kirurgjike, pas ardhjes së pajisjeve të reja.

Në bazë të raportit të punës, në këtë klinikë, gjatë periudhës janar-maj, janë kryer 26 operacione me histeroskop në mitër, duke mbuluar të gjitha rastet që kishin nevojë për një intervenim të tillë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, histeroskopi është një aparaturë mjekësore gjinekologjike, ku me anë të kamerës vërehen të gjitha ndryshimet në qafën dhe kavitetin (hapësirën) e mitrës.

Image

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me këtë pajisje gjatë vitit të kaluar.

Për ta rritur cilësinë e shërbimeve, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, njëkohësisht, e kanë furnizuar këtë klinikë edhe me thikë ultrasonike, laparaskop, tavolina gjinekologjike-operative dhe llamba operative për të gjitha sallat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat