Falet gjaku i vajzës 12 vjeçare që u godit nga traktori

Kosova

Falet gjaku i vajzës 12 vjeçare që u godit nga traktori

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 20:03
Foto nga ngjarja

Familja Vuniqi e ka falur gjakun Familjes Nishori nga Vërshevci i Komunës së Lipjanit.

Ditwn e djeshme në fshatin Vërshevc të Komunës së Lipjanit një vajzë e moshës 12 vjeqare ishte goditur nga traktori ku dhe kishte humbur jetën.

Ndërsa, sot është shtrirë dora pajtimit mes familjës Nishori dhe Vuniqi në Vërshevc.

E i pranishëm gjatë varrimit të së ndjerës ishte edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Për këtë rast kishte dhënë detaje edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, sipas së cilës, vajza po drejtonte një bicikletë në momentin kur u godit nga traktori.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vërshevc të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një biçiklete dhe një mjet bujqësor (traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të renda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar për tretman mjëkesor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth ores 20:00, ka ndërruar jetë”, ka theksuar Ahmeti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat