Policia me plan për qarkullimin e lirë të automjeteve në disa komuna

Kosova

Policia me plan për qarkullimin e lirë të automjeteve në disa komuna

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:55
Ilustrim

Policia e Kosovës në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, kanë nisur planin operativ për qarkullimin e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Sipas Policisë, ky plan operativ do të përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor.

“Plani operativ do të zhvillohet në tri faza, ku në fazën e parë parashihet informimi i qytetarëve lidhur me këtë plan, kurse prej datës 15.06.2019 do të filloj implementimi i të njëjtit. Gjatë kësaj periudhe ,do të mbulohet tereni me patrullime me pjesëtarë të policisë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe do të vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të mirën masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik”, thuhet në komunikatë.

Policia apelon te ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partner i tyre për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat