Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, Randall K. Filer, me të cilin bisedova lidhur me arsimin e lartë në Kosovë.
Bytyqi ka shkruar në Facebook se qendra për kërkime ekonomike dhe pasuniversitare- Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë.
“Lajmi më i mirë është se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do t’iu mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë Master dhe PhD, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë”, ka shkruar ai.