Hapet ekspozita “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”

Kosova

Hapet ekspozita “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 07:25
“Dhuna nuk fshehet mrena mureve”

Rrjeti i Grave të Kosovës sot nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë organizon hapjen e ekspozitës dy ditore “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.

Kjo ekspozitë shpalosë disa prej rrëfimeve të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje, përjetime këto të mbledhura nga RrGK.

Për më tepër, ekspozita u mundëson qytetarëve të informohen mbi atë se çka ofrojnë institucionet në trajtimin e këtij lloji të dhunës, ku mund të mbështeten dhe të kërkojnë ndihmë e drejtësi.

“Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë viktimat e dhunës në familje akoma fshihen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë ‘Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta’”, thuhet në njoftimin e RrGK-së.

Ekspozita e cila përmban materiale multimediale dhe interaktive, përveç kryeqytetit, në muajt e ardhshëm do të shfaqet edhe në gjashtë komuna të tjera të Kosovës.

Të premten ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri në ora 20:00, ndërsa të shtunën më 15 qershor, nga ora 08:00 – 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat