Profesori Puka: Gjykata Speciale, sukses i Serbisë

Kosova

Profesori Puka: Gjykata Speciale, sukses i Serbisë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:43
Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizoi panelin e diskutimit “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i Propozuar për Krime Lufte në Kosovë”.

Me këtë rast drejtoresha ekzekutive në GSJP, Arbresha Loxha konsideron se çështja e  Tribunalit duhet të mbahet larg politikave ditore, që të mos bëhet për konsum politik.

Ndërsa, ka përkrahur themelimin e Komisionit Shtetëror që dokumenton krimet e luftës nga ekspertët. Deputetja Albulena Haxhiu që është edhe  kryetare e Komisionit parlamentar për Legjislacion tha se ky komision shumë shpejt do të ftojë ministrin e drejtësisë Abelard Tahiri për të raportuar lidhur me Dhomat e Specializuara.

Haxhiu tha se sa i përket Gjykatës speciale, që në fillim është kundërshtuar nga Vetëvendosje sepse kjo gjykatë ka qenë një eksperiment për Republikën e Kosovës, si dhe do të pasqyron një luftë jo të drejtë të UÇK-së.

Ndërsa sa i përket Tribunalit, deputetja Haxhiu tha se po luhet me ndjenjat e familjarëve të të zhdukurve  e që sipas saj është e pamundur të themelohet një Tribunal i tillë.

 “Është koha e fundit që ne si shtet t’i trajtojmë krimet e luftës, dhe askush më mirë si Kosovë nuk do t’i trajtoj këto raste”, tha Haxhiu.

Profesori universitar Avni Puka theksoi se Gjykata Speciale është një sukses i shtetit të Serbisë, paralel me këtë është një dështim i shtetit të Kosovës për këtë çështje.

 “Ajo që është shqetësuese, janë të drejtat e njeriut në ligjin për Gjykatën Speciale. Një problem tjetër është edhe vet ligji për Gjykatën Speciale që nuk ishte dashur me ndodhë”, tha Puka, duke shtuar se Tribunali për krimet serbe është i mundur, por jo në këtë kohë.

Ndërsa, avokati Artan Qerkini tha se vet themelimi i Tribunalit për krimet serbe, është politike. “Themelimi i saj nuk është gjë a pamundur nëse ka vullnet bashkësia ndërkombëtare”, tha Qerkini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat