Po vazhdojnë punimet në segmentin e parë të transitit, së shpejti fillon edhe ndërtimi i segmentit të dytë

Kosova

Po vazhdojnë punimet në segmentin e parë të transitit, së shpejti fillon edhe ndërtimi i segmentit të dytë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 16:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Punimet në ndërtimin e transitit për qytetin e Malishevës, janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë dhe së shpejti pritet të filloj edhe ndërtimi i segmentit të dytë. Kështu u bë e ditur sot, gjatë vizitës që nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka bërë kësaj rruge, e cila po vazhdon të ndërtohet sipas standardeve më larta të ndërtimit të rrugëve.

Nënkryetari Berisha, që ishte i shoqëruar edhe nga drejtori gjeodezisë, Bashkim Krasniqi dhe ai i inspektoratit, Dibran Kastrati, janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u bërë në këtë rrugë, me rëndësi jetike për qytetin dhe zhvillimin e komunikacionit.

“Gjithçka po shkon sipas planifikimeve në ndërtimin e segmentit të parë të transitit dhe së shpejti presim të filloj edhe ndërtimi i segmentit të dytë. Kjo rrugë ka rëndësi jetike për qytetin dhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, pasi transiti ju mundëson qarkullim të lehtë dhe të shpejtë’, tha Berisha.

Ata u ndanë të kënaqur me punimet që janë duke u bërë, pasi janë duke u respektuar në maksimum standardet e ndërtimit të rrugëve dhe kjo rrugë do të jetë moderne. Po ashtu kjo rrugë, është një prej investimeve më të mëdha kapitale që është duke u realizuar në Komunën e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat