Komuna e Malishevës njihet si vendi me numrin më të madh të infektuarve nga rriqrat. Pickimi nga rriqrat për qytetarët paraqet një problem shumë të madh ku rasti i parë që u shënua me vdekje nga pickimi i rriqrave ishte në vitin 2004.
Nga pickimi i rriqrave kanë pësuar shumë qytetar për shkak se nga infektimi ka pasur dhe vdekje.
Po ashtu ka edhe qytete të tjera të cilat ballafaqohen me problem e pickimit të rriqrave, siç janë Suhareka Rahoveci etj.
Në një përgjigje nënkryetari i Komunës Hajdin Berisha ka thënë se nga të dhënat që kemi marr sot numri i qytetarëve të pickuar nga rriqrat është 704.
“Sot në mëngjes në bazë të raporitit numri i të prekurve nga rriqrat është 704, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë dhe asnjë qytetarë na Malisheva nuk është i shtrirë në Klinikën Infektive” ka thënë Berisha.
Tutje ka thënë së dezinfektimi i zonave në Komunën e Malishevës pritet të përfundoj në fillim të muajit Korrik.
“Spërkatja në komunën tonë do të përfundoj në fund të muajit osë në fillim të muajit Korrik”, ka thënë nënkryetari Berisha.