Edhe një protestë kundër Qëndron Kastratit në Roganë, ndërhyn policia

Kosova

Edhe një protestë kundër Qëndron Kastratit në Roganë, ndërhyn policia

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 20:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reformat në arsim në Komunën e Kamenicës përveç nga partitë politike nuk po priten mirë as nga qytetarët.  Edhe gjatë natës së sotme në një diskutim publik që është organizuar  në fshatin Roganë, ka pasur probleme kryetari Qëndron Kastrati.

Madje qytetarët e këtij fshati e kanë bllokuar atë në shkollë, duke mos e lënë të dalë nga aty.

Për ta liruar Kastratin është dashur të ndërhy edhe Policia e Kosovës.

Në  një video shihet se si  qytetarët e kanë bllokuar Kastratin dhe nuk po e lënë të lëvizë.

Kujtojmë se edhe gjatë natës së mbrëmshme ai kishte telashe të tilla në një fshat tjetër, ku aty edhe ishte gjuajtur me vezë nga qytetarët.

Ndryshe në kuadër të kësaj reforme kryetari Kastrati ka paraparë që nga ky shtator, nxënësi i Komunës së Kamenicës nuk do të ndajë më klasën vetëm me mësuesin, apo me dy-tre shokë të tjerë. “Me reformën të cilën jemi duke e ndërmarrë, klasët e shkollave fillore do të kenë mesatarisht 20 nxënës.

Nxënësi i klasës së parë nuk do të dëgjojë më muhabete të adoleshentëve nëpër korridore, por do të ndajë ambientin me moshatarët e vet, ashtu sic e parashohin të gjitha standardet evropiane.”, thuhet në një njoftim të komunës së Kamenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat