Pacolli ngushëllon familjen Bucolli, për ndarjen nga jeta të Agim Bucollit

Kosova

Pacolli ngushëllon familjen Bucolli, për ndarjen nga jeta të Agim Bucollit

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:17
Agim Bucolli

Kryetari i AKR-së dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Bhegjet Pacolli ka njoftuar se gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Republikën Çeke, mori lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit në AKR, Agim Bucollit.

“Gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Republikën Çeke, mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tonë në AKR Agim Bucollit.  Në raste të tilla, fjalët e mira nuk mjaftojnë, mirëpo Agimi i urtë dhe i hareshëm do ta lë një zbrazëtirë në familjen e tij, në rrethin e miqve dhe bashkëpunëtorëve.  I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Agim”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat