Nuk ka qenë ose mace, në shtëpi ky qytetar nga Kamenica mbanë dy gjarpërinj

Kosova

Nuk ka qenë ose mace, në shtëpi ky qytetar nga Kamenica mbanë dy gjarpërinj

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:26
Nuk ka qenë ose mace, në shtëpi ky qytetar nga Kamenica mbanë dy gjarpërinj

Nëse disa persona kanë fobi që t’i shohin vetëm nga ekranet për Qëndrim Saqipin, ky është një atraksion.

Dy gjarpërinjtë të llojeve të ndryshme dhe unik që nuk mund të gjinden në Kosovë, tashmë janë bërë pjesë e shtëpisë së tij.

Ndonëse ka vetëm pak muaj,  i riu nga Kamenica  tashmë ka mësuar se si të kujdeset dhe mos të ketë frikë nga kafshimi i tyre.

Saqipi që dikur ka jetuar në Libi, thotë se preferencën e tij për gjarpërinjtë pritet ta zgjeroj.

Ai thotë se do të marr edhe gjarpërinjtë të tjerë ndërsa tregon se dy gjarpërinjtë i ushqen me minj.

“Qe tre muaj i kom marr, këta janë gjarpërinjtë unik. Gjarpërinj të tillë nuk gjenden në Kosovë. Këta jetojnë në Saharë më shumë.”

“Nuk kafshojnë derisa ushqehen më minj. I kom hobi kafshët. Ne të ardhmen pres më i shumu më shumë gjarpërinjtë ndërsa mendoj të marr edhe kafshë të tjera të veçanta të cilat nuk gjenden në Kosovë”.

Tutje ai ka treguar për jetesën e tyre, ndërsa ka edhe një mesazh për ata që kanë fobi nga kjo krijesë.

“Këta e duan nxehtësinë. Gjarpërinjtë e tillë gjithashtu pastrohen. Gjarpërinjtë zakonisht reagojnë në momentin kur sulmohen. Përndryshe gjarpërinjtë nuk sulmojnë  të parët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat