KEDS nesër bën kalimin në linja të reja të furnizimit në Mitrovicë

Kosova

KEDS nesër bën kalimin në linja të reja të furnizimit në Mitrovicë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

KEDS do të bëjë nesër kalimin në linja të reja të furnizimit në Mitrovicë, ku edhe do të bëhet ndërprerja e nënstacionit Mitrovica 2 gjatë intervalit kohor 09:00-12:00.

KEDS thotë se e afektuar nga kjo ndalesë do të jetë pjesa më e madhe e qytetit të Mitrovicës dhe pjesa më e madhe e fshatrave të kësaj komune.

“Gjatë energjizimit mund të ketë ndalesa të shpeshta të energjisë elektrike, çka mund ti afektojë pajisjet e ndishme, prandaj KEDS kërkon nga konsumatorët që t’i heqin pajisjet elektronike nga prizat. Ndërtimi dhe lëshimi në punë i linjave të reja që pasojnë ndërtimin e nënstacionit Ilirida të KOSTT'it është bërë që të ketë furnizim stabil dhe shumë më kualitativ me energji elektrike. Kjo pjesë që nga paslufta ishte furnizuar nga asetet transmetive të Trepçës, ndërsa pas djegies së tyre, si pasojë e mungesës së aseteve transmetive, furnizimi bëhej nga Shupkovci dhe linjës nga Skenderaj dhe Vushtrria. Nga nesër situata do të ndryshojë komplet për mirë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat