Haradinaj: Diaspora vazhdon të jetë shtyllë e fortë e ekonomisë së vendit

Kosova

Haradinaj: Diaspora vazhdon të jetë shtyllë e fortë e ekonomisë së vendit

Nga: A.SH Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook shkruan, se ka përshëndetur investimet nga ana e disasporës në vendin tonë.

Ai ka thënë se, pata rastin të shoh nga afër investimin e bashkëatdhetarit tonë në Gjermani, Besim Ramosaj, që ka hapur biznes në vendlindje, në Deçan.

Statusi në Facebook:

Diaspora jonë vazhdon të jetë shtyllë e fortë e ekonomisë së vendit.
Është për t’u përshëndetur veprimi i shumë prej tyre për të investuar në Kosovë. Sot pata rastin të shoh nga afër investimin e bashkëatdhetarit tonë në Gjermani, Besim Ramosaj, që ka hapur biznes në vendlindje, në Deçan. Restorani i tij, përveç që është model i ndërmarrësisë europiane, ka të punësuar edhe dhjetëra banorë të kësaj ane.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat