Publikohet dokumentari ku përfshihet vizita e Ritës në Kosovë

Kosova

Publikohet dokumentari ku përfshihet vizita e Ritës në Kosovë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 20:42
Rita Ora

Është publikuar dokumentari i realizuar nga Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë.

Pjesë e këtij projekti është edhe artistja shqiptare me famë botërore, njëherësh ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.

Dokumentari është realizuar gjatë vizitës së fundit të Ritës në Kosovë, e cila u realizua në muajin prill. Ajo kishte vizituar disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.

Dokumentari i saj u transmetua në ITV Channel në Angli dhe STVnë Skoci.

Ndërkohë, Soccer Aid ka publikuar në kanalin YouTube dhe në rrjetet sociale edhe një video të shkurtër përmbledhëse të vizitave dhe aktivitetet që artistja ka realizuar në vendin e saj amtar.

Një histori e trajtuar është ajo e Antigonës, një vajzë e cila kishte ndërprerë shkollimin për shkak të humbjes së prindërve dhe ishte detyruar të kujdesej për vëllezërit e motrat. Sot në kushte shumë të vështira, ajo i rrit edhe fëmijët e saj.

E njoftuar nga afër me problemet e shumta që përballet populli i saj, Rita ka dëshmuat edhe njëherë se qëndron prapa dhe e gatshme në mbështetje të njerëzve të cilët më së shumti krenohen me të. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat