I akuzuari mohon fajësinë se ka ndërtuar shtëpi në pronën shoqërore në Istog - Bota Sot
I akuzuari mohon fajësinë se ka ndërtuar shtëpi në pronën shoqërore në Istog

Kosova

I akuzuari mohon fajësinë se ka ndërtuar shtëpi në pronën shoqërore në Istog

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 10:37
Istog

I akuzuari Isa Halilaj, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale “uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, në seancën fillestare të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelor në Pejë, dega në Istog.

Pasi është njoftuar me aktakuzën nga prokurori Arben Hoti, i akuzuari ka mohuar fajësinë lidhur me veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka thënë se toka në të cilën është e ndërtuar shtëpia, i takon atij.

“Shtëpia është mbaru para 30 viteve. Tokën e kemi blerë nga një shtetas serb”, ka deklaruar i akuzuari.

Gjykatësi Gani Rugova, ka thënë se seanca e radhës do të mbahet më 10 korrik 2019, nga ora 10:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë, më 30 prill 2019, ndaj të akuzuarit Isa Halilaj, i cili akuzohet se më parë duke përfshirë edhe 10 tetorin 2018, e në vazhdimësi në fshatin Shushicë, Komuna e Istogut, ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pronën e paluajtshme të të dëmtuarës, ndërmarrjes shoqërore “Dubrava” në Istog, tani në administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Sipas aktakuzës, i pandehuri pa ndonjë bazë juridike, ndërton shtëpi banimi me material të fortë në sipërfaqen e tokës bujqësore në ngastrën kadastrale me numër 70806050-00330-0, zona kadastrale, Shushicë të Komunës së Istogut.

Në aktakuzë thuhet se ngastra kontestuese në bazë të certifikatës mbi të drejtën e pronësisë me numër 4821/2018, evidentohet në emër të D.S Juko – Dubrava DD.PO Istog.

Gjithnjë sipas aktakuzës, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 i KPRK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...