Ministri Bytyqi takohet me udhëheqës të dy universiteteve prestigjioze amerikane

Kosova

Ministri Bytyqi takohet me udhëheqës të dy universiteteve prestigjioze amerikane

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 11:42
Foto nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot me një delegacion të udhëheqësve dhe mësimdhënësve të dy universiteteve prestigjioze amerikane: Universitetit “James Madison” të Virgjinisë dhe Univeristetit “Mercer” të Gjeorgjisë.

“Kisha nderin të takohem sot me një delegacion të udhëheqësve dhe mësimdhënësve të dy universiteteve prestigjioze amerikane: Universitetit “James Madison” të Virgjinisë dhe Univeristetit “Mercer” të Gjeorgjisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën “Nga paqja në prosperitet – Transformimi i shoqërisë kosovare përmes lidershipit të mirë”, e cila do të mbahet sot në Prishtinë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Ai thotë se ka falënderuar këto dy universitete dhe të gjitha universitetet amerikane për mbështetjen që kanë dhënë për arsimin kosovar, e në veçanti për arsimin e lartë, sepse shumë projekte të përbashkëta që janë realizuar, kanë ndikuar pozitivisht në arsimin e Kosovës.

“Po ashtu, theksova se, presim bashkëpunim edhe më tutje me universitetet amerikane, sidomos tani kur po bëjmë përpjekje për ta rishikuar arsimin në përgjithësi, e sidomos arsimin e lartë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat