Gjonbalaj: S’ka asnjë kërkesë për ndërprerjen e kontratës me Z Mobile

Kosova

Gjonbalaj: S’ka asnjë kërkesë për ndërprerjen e kontratës me Z Mobile

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 16:19
Gjonbalaj: S’ka asnjë kërkesë për ndërprerjen e kontratës me Z Mobile

Ish-kryesuesi i Bordit të Telekom-it, Rexhë Gjonbalaj gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, ka mohuar deklarimet se bordi e ka nënshkruar kontratën me Z Mobile, duke thënë se parakontrata e kësaj marrëveshje është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i menaxhmentit të atëhershëm të Telekom-it, Adnan Merovci.

Sipas tij, me të marrë deytrën si kryesues i Bordit është informuar për kontratën për të cilën siç shprehet ai u ishin caktuar edhe afatet se kur duhej të nënshkruhej nga Bordi i Telekomit.

Por para se të pranonte pyetjet nga deputetët lidhur me gjendjen në Telekom, Gjonbalaj tha se ndodhet në një proces gjyqësor dhe për  këtë ai kërkoi garanci nga deputetët se kjo nuk e implikon atë proces.

Garanci për këtë në cilësinë e juristëve i dhanë deputetët Armend Zemaj dhe Albulena Haxhiu, të cilët i thanë se një intervistim i tillë vetëm sa do e lehtësoi punën e Prokurorisë së Shtetit.

Ish-kryesuesi i Bordit të Telekomit, Rexhë Gjonbalaj ka deklaruar se ai dhe anëtarët tjerë e kanë nënshkruar kontratën me Dardafon, pasi iu ishte prezantuar si një kontratë që sjell përfitime për Valën, dhe se kjo kontratë është një bashkëpunim me partner amerikan.

Ai tha se njohurit e para për kontratën me Z Mobile i ka marrë nga ish-ushtruesit i detyrës së kryeshefit dhe drejtori i zyrës ligjore, Sabahudin Ramaxhiku, prej të cilit i është kumtuar se kontrata me Z Mobile ka marrë licencë edhe nga Autoriteti Rregullativ, vendim të cilin obligohen ta respektojnë.

Gjonbalaj: Na është prezantuar si një kontratë me interes

“Është prezantuar si një kërkesë që bordi ta votoj, pasi që ka një vakum të gjatë që nuk ka pasur bord dhe nuk ka pasur vendimmarrje në kompani dhe jemi paksa të vonuar në atë çështje duke marrë parasysh se operatori tjetër virtuale D3 me IPKO që ishte një konkurrencë e Valës tashmë kishte filluar. Ishte diçka e re për mua, nuk kisha dëgjuar për mua as nuk e dija çka ishte VMNO-të. Kam dëgjuar shpjegimet e tij që është me interes që mos të na ik konkurrenca është një obligim ligjor pasi që Autoriteti Rregullativ i Telekomunkiacionit ka lëshuar licencë, është interpretuar juridikisht që obligohemi ndaj vendimeve të autoritetit rregullativ. Jemi konsultuar me anëtarët e bordit dhe asnjë nuk e kemi ditur”, tha ai.

Ai ka thënë se pa marrë mendim nga Bordi, ish kryeshefi i Telekom-it, Adnan Merovci ka nënshkruar një para kontratë me Dardafon për të cilën më pastaj bordi ka kërkuar sqarim.

Ai tha se shpjegimet e dhëna i kanë shtyrë të gjithë anëtarët e Bordit të votojnë pro, madje thotë se nuk kanë pasur asnjë dilemë për këtë.

Gjonbalaj: Adnan Merovci e ka nënshkruar një para kontratën me operatorin virtual

“Adnan Merovci ka nënshkruar një para kontratë me një partner amerikan për operatorët virtual. Ajo informatë ka qenë publike në media në një konferencë shtypi pa dijeninë paraprake të bordit, nuk kemi ditur asgjë, dhe të nesërmen apo pasnesër kemi shkuar në kompani dhe kemi kërkuar me na sqarua çfarë ka ndodhur. Ka thënë se është një para kontratë e cila nuk ka ndonjë vlerë derisa bordi ta bëjë aprovimin e saj...Interpretimi i ekspertëve i cili ka qenë nga menaxhmenti ka qenë se në Telekom ka kapacitete të lira dhe është e vërtetë ka kapacitet të lira edhe sot duhet të shfrytëzohen kapacitetet e lira dhe Telekomi ka zero investime me këtë projekt”, tha ai.

Ai madje ka thënë se përveç një kërkese që ka ardhur nga kryeshefi, Shyqyri Haxha për ndërprerje të kontratës me Z Mobile, Bordin asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë kërkesë tjetër për ta ndërprerë këtë kontratë.

I pyetur nga deputeti i PSD-së, Visar Ymeri se pse nuk e kanë marrë si të mirëqenë kërkesën e Haxhës për ta ndërprerë kontratën me Z Mobile, ish kryesuesi i Bordit të Telekomit, Rexhë Gjonbalaj u shpreh se nuk ka qenë e dokumentuar një kërkesë e tillë, dhe se një gjë të tillë sipas tij, mund ta bëjë vetëm ai që e ka nënshkruar kontratën.

Gjonbalaj: Nuk ka asnjë kërkesë që kontrata me Z Mobile të ndërprehet

“Të vetëm kërkesë në asnjë mbledhje tek bordi nuk ka ardhur që kontrata me Z Mobilit duhet t’i ndërpritet për shkak të kësaj, të kësaj, të kësaj asnjë mbledhje... Nuk ka asnjë kërkesë përveç një rasti nga kryeshefi ekzekutiv për ndëprerje të kontratës, kuptoje nuk ka...Ymeri: Ka një ishte propozim që e ka bërë...Gjonbalaj: nuk është propozimi”, tha ish kryesuesi i Bordit të Telekomit.

Në anën tjetër i pyetur nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj se a ka pasur presion politik nga udhëheqësit politik të atëhershëm për të nënshkruar kontratën me Dardafon, Gjonbalaj e mohoi duke thënë se nuk ka pasur diçka të tillë. Por Zemaj reagoi duke thënë se ai konsideron se degradimi në Telekom është bërë nga bordi i kësaj ndërmarrje.

Zemaj e ka pyetur edhe për sponsorizimet e shumë media fiktive dhe këngëtarëve. E në përgjigjen e tij, Gjonbalaj tha se këto kërkesa kanë ardhur nga kryeshefi ekzekutiv e jo nga bordi i Telekomit.

Zemaj –Gjonbalaj: A e keni ditur se ku janë pikat frekuentore-Gjonbalaj: Jo

“A e keni ditur se prej kujt furnizohet antenat e Postë Telekomit të Kosovës, Gjonbalaj: Jo, Zemaj: A e keni ditur se çka janë bazuar se ku do të vendosen antenat, a ka të interesuar kjo punë hiq. Gjonbalaj: Më ka interesuar se ata i gjejnë pikat frekuentore, aq di, aq kam informacione, Zemaj: a e ke ditur që pikat frekuentore janë me njerëz të lidhur me politikën, Gjonbalaj: Jo, Zemaj: Ministria, zëvendësministra, kryeministër, familjarë, Gjonbalaj: Jo. Zemaj: A je interesuar qysh furnizohen me material, kontratat, çmimet, Gjonbalaj: Jo” ,u shprehen gjatë debatit të tyre të zhvilluar në mes të deputetit Zemaj dhe ish kryesuesit të Bordit, Gjonbalaj.

Në anën tjetër deputeti, Milaim Zeka ka kërkuar sqarime se në bazë të ligjit Bordi a ka rol mbikëqyrës mbi menaxhmentin apo rol urdhërdhënës. Gjonbalaj tha se si bord kanë vetëm rol mbikëqyrës.

Zeka tutje ka dashur të di se a janë të nënshkruara të gjithë ankeset që i parasheh kontrata me Z Mobile, e për këtë Gjonbalaj tha se parimet kryesor janë nënshkruar.

Zeka-Gjonbalaj: Janë nënshkruar parimet kryesore të kontratës në mes Valës dhe Z Mobile

“A ka aneks kontrata të cilat janë bërë në mes të Valës dhe Z Mobile, e të cilat nuk janë të nënshkruara...Gjonbalaj: Nuk e di, duhet t’u them se parimet kryesore si kontrata në bord çdo detal nuk është nënshkruar parimet kryesore të kontratës janë aprovuar” u shprehen Zeka dhe Gjonbalaj.

Pyetje për ish-kryesuesin e Bordit të Telekom-it pati edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili e pyeti Gjonbalaj se a ka punësuar vajzën e tij në Postë teksa ishte anëtarët i bordit. Ai tha se kjo nuk qëndron dhe se sipas tij, vajza e tij u punësua në Postë përmes një konkursi pasi kryerjes së mandatit të tij si kryesues i bordit.

Gjonbalaj: Nuk është e vërtetë që vajzën e kam punësuar unë në Postë

“Nuk është e saktë, vajza ime është punësuar në Postë në një konkurs publike një 3 vite pasi është ndarë Posta kompani në vete edhe për dijeni jo që nuk kanë pasur nevojë edhe fëmijët e mi edhe gruaja ime por sa kam qenë e kanë pasur të ndaluar me pretendua me u punësua aty, dhe ashtu ka ndodhur”, u shpreh Gjonbalaj.

Para se të fillonte intervistimi i ish-kryesuesit të Bordit të Telekomit të Kosovës, Rexhë Gjonbalaj deputetët e komisionit parlamentar hetimor për gjendjen në PTK kanë diskutuar lidhur me deklaratën e pavërtetë të ish-kryeshefit të Telekom-it, Shyqyri Haxha i cili e ka akuzuar deputeten e PDK-së, Blerta Deliu se i ka kërkuar të punësojë familjarët e saj, dhe të nesërm pati kërkuar falje që e kishte ngatërruar me një deputete tjetër. E për këtë veprim komisioni vendosi që ta ftojë për intervistim përsëri Shyqyri Haxhën.

Po ashtu, me kërkesë të anëtarëve të komisionit u morë vendim që të kërkohet nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) të dhënat zyrtare rreth pronarëve të kontratave të nënshkruar në Telekom me theks të veçantë të kontratës Dardanfon.

Po ashtu, pati një pajtim që të kërkohen edhe listat e pagave për punëtorëve nga viti 2009 deri në vitin 2019, si dhe të kontrata për furnizim të antenave 2009-2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat