Skenderaj, festimet për Ditën e Çlirimit i nis me nderime për dëshmorët

Kosova

Skenderaj, festimet për Ditën e Çlirimit i nis me nderime për dëshmorët

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 10:14
Bekim Jashari

(E plotësuar) - Për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari i shoqëruar nga drejtues të drejtorive komunale, asamblistë e qytetarë kanë bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në qendër të qytetit, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek varrezat e dëshmorëve në Marinë.

Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se për të arritur tek çlirimi i Kosovës u deshën shekuj e sakrificë kolektive.

Jashari: Për të arritur tek çlirim i dashtë një shekull dhe sakrificë e shumë qytetarëve

"Para 20 viteve u dashtë një shekull i tërë, gjenerata të tëra, brez  pas brezi të sakrifikojnë individualisht por është kolektivisht që të arrihet kjo ditë. Unë ndihëm që është arritur kjo ditë dhe besoj që çdo shqiptar ndihet mirë që Kosova më në fund është çliruar nga një okupator siç e kishim ne Serbinë", tha ai.

Jashari kërkoi që shqiptarët kudo që janë të jenë më të bashkuar dhe unik me qëllim që të sigurohet mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili është djali i heroit, Hamëz Jashari tha se dëshmorët nuk kanë rënë që vendi të jetë i lirë dhe i varfëruar, por që Kosova të jetë vend i lirë dhe i zhvilluar.

Jashari: Dëshmorët nuk ranë që vendi të varfërohet por që vendi të jetë i lirë dhe e i zhvilluar

"Uroj që ne shqiptarët të jemi më të vetëdijshëm të jemi më unik mes vete ta duam njeri tjetrin sepse të gjithë ata dëshmorë që kanë rënë, nuk kanë rënë që vendi ynë vetëm të lirohet e të varfërohet, por që vendi ynë të jetë i lirë dhe të ketë zhvillim ekonomik, të ketë një mirëqenie për të gjithë qytetarët dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi të ndihen të barabartë dhe të ndihen me dinjitet dhe të ndihen krenar që vendi i tyre është i lirë, por që vendi i tyre ka zhvillim ekonomik", u shpreh Jashari.

Për nder të ditës së Çlirimit të komunës së Skenderajt janë organizuar një sërë aktivitetesh kulturore e sportive, kurse në orën 10:30 do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin Komunal të Skenderajt. Manifestimi qendror do të mbahet sot duke filluar nga ora 18:00 në sheshin "Adem Jashari", në Skënderaj. 

Seanca solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt

Për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, Kuvendi Komunal po mban seancë solemne.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat