Deputetët bojkotojnë votimet, s’kalon as Rezoluta për gjendjen në arsim pas grevës së SBASHK-ut

Kosova

Deputetët bojkotojnë votimet, s’kalon as Rezoluta për gjendjen në arsim pas grevës së SBASHK-ut

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Deputetët e Kosovës kanë vazhduar me bojkotimin e votimeve në seancën plenare.

Në një situatë të tillë, nuk ka arritur të votohet as Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

E njëjta mori vetëm 21 vota pro, dhe dy abstenime.

Më herët gjatë ditës, nuk u votuan as Rezolutat për angazhimet e presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve, e as ajo për skandalet dhe dështimet e politikës së jashtme së Kosovës.

Kujtojmë se tash e një kohë është krijuar një situatë e paqartë mes SBASHK-ut dhe ministrisë së Arsimit lidhur me kompensimin e orëve të humbura.

Madje, së fundmi kjo çështje ka shkuar edhe në Gjykatë, ndërkohë që kjo e fundit e ka refuzuar si të pabazuar padinë e Sindikatës së Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat