Ka ardhur koha të respektohet ligji, rrënohet një tarasë e një lokali

Kosova

Ka ardhur koha të respektohet ligji, rrënohet një tarasë e një lokali

Nga: Z.B Më: 19 qershor 2019 Në ora: 18:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se ka rrënuar njërën prej tarasave të këtij qyteti, e cila është ndërtuar në qeverisjen e kaluar, e që ishte një vendim i jashtëligjshëm, përcjell “Bota sot”.

Jashari këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se ka ardhur koha që të respektohet ligji, pa marrë parasysh individin, biznesin apo veprimtarinë se çfarë është.

Postimi i plotë:

Ka ardhur koha që të respektohet ligji, pa marrë parasysh individin, biznesin apo veprimtarinë se çfarë është.

Rrënimi i terasës së lokalit “Prima”, për të cilin qeverisja e kaluar kishte lëshuar vendim të jashtëligjshëm, pasi pronari i restaurantit në fjalë ka pas leje të vendos vetëm ceradë-mbulesë për terasë me përmasa të caktuara, por jo edhe të bëjë ndërtim metalik, është bërë duke u zbatuar vendimi i Drejtorisë për Urbanizim dhe Mbrojtje të Ambientit, si dhe mbi parimet e qeverisjes sonë për transparencë të plotë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit.

Do të jemi gjithmonë në krah të fuqizimit të biznesit, mirëpo jo në mënyrë të jashtëligjshëm.

Veprimet tona janë dhe do të jenë gjithmonë të mbështetura në ligjet e Kosovës dhe të paanshme.

Të punojmë drejt për ne dhe qytetarët tanë!
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat