Komuniteti egjiptian sot zhvillon protestë paqësore

Kosova

Komuniteti egjiptian sot zhvillon protestë paqësore

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 07:51
Ilustrim

Në hapje të Javës së Egjiptasve, sot mbahet protestë paqësore me qëllim të adresimit të kërkesave për institucionet shtetërore në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për komunitetin egjiptian.

Protesta paqësore pritet të fillojë nga ora 12:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në kuadër të Javës së Egjiptasve, kryeministri Ramush Haradinaj në ora 18:00 viziton komunitetin egjiptian në Fushë-Kosovë (Amfiteatri përballë Komunës së Vjetër).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat