Vjen me pushime në Kosovë, një bashkatdhetari nga Finlanda i thyhet vetura

Kosova

Vjen me pushime në Kosovë, një bashkatdhetari nga Finlanda i thyhet vetura

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:18
Foto nga ngjarja

Gjatë sezonës së verës, kur bashkatdhetarët vijnë në Kosovë për pushime, rritet numri i vjedhjeve, sidomos thyerjes së veturave.

Të mërkurën një bashkatdhetari që jeton dhe vepron në Finlandë, i është thyer vetura.

Rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në Komoran të Drenasit.

Image

Sipas familjarit që i është thyer vetura, rasti ka ndodhur rreth orës 20 e 30.

Ai ka thënë se në veturë gjendshin çanta, një celular, para e gjësende të tjera me vlerë.

Rasti është lajmëruar në polici, ndërkaq deri me tani ende nuk ka të arrestuar edhe pse është kapur nga kamerat e sigurisë.

Ndërkaq, nuk është ky rast i vetëm. Edhe më herët, ka pasur thyerje të veturave.

Apelohet që mos t’i lënë gjësendet me vlerë kur rrinë larg veturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat