Berisha: Vetëm 15 egjiptianë të punësuar në institucionet qendrore e lokale

Kosova

Berisha: Vetëm 15 egjiptianë të punësuar në institucionet qendrore e lokale

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:37
Deputeti Veton Berisha

Komuniteti egjiptian në Kosovë po kërkon të integrohet në mirë në institucionet qendrore e lokale në vend.

Ata vazhdojnë të përballen me kushte të rënda jetese, ndërkohë bëjnë thirrje që të mirren parasysh në çështjen e arsimimit dhe punësimit. Përfaqësuesi i tyre në Kuvendin e Kosovës thotë se vetëm 15 persona janë të punësuar në institucionet qendrore e lokale, që sipas tij është diskriminuese.

Në njërin prej yjeve në flamurin e Republikës së Kosovës janë edhe komuniteti egjiptian. Ata përbëjnë rreth 0.7% të popullsisë në vend.

Megjithë rregullimet ligjore që ekzistojnë në Kosovë, ky komunitet vazhdon të jetë prej më të varfërve dhe të diskriminuar në shoqëri.

Kohën më të madhe të kohës shihen pranë semaforëve apo kontenierëve duke kërkuar lëmoshë.

Angazhimi i tyre në sistemin arsimor, dhe në punësim në institucione, vazhdon të jetë i vogël, dhe një prej problemeve më të mëdha që ata kanë, e që të njëjtin shqetësim e ngrisin çdo herë përfaqësuesit e tyre.

Deputeti Veton Berisha, i cili përfaqëson këtë komunitet në Kuvendin e Kosovës thotë se dalja nga gjendja aktuale është përmes shkollimit.

Berisha: Çdo familje duhet të ketë të paktën një të arsimuar

“E vetmja rrugë që e zgjidh gjendjen tonë është shkollimi i të gjithë neve dhe nëse secili nga ne do të kishim nga një pjesëtar, të paktën në një familje, një të shkolluar në nivelin e mesëm mendoj që gjendja jonë do të ndryshoj sepse vetëdija jonë është më e mirë, njohja me ligjet është më e mirë, i njohim të drejtat tona dhe mendoj që një i edukuar do të ishte më mirë. Nuk është mjaftueshëm, jemi të interesuar që shteti me politikat e veta të përkrah iniciativat që vijnë nga komunitetet të cilat kërkojnë me pas mbështetje siç janë bursat, stimulimet, lehtësirat në shkollim dhe edukim, kjo na bën më të përgjegjshëm si institucione në mënyrë që ne me garantu jetën më të mirë të njerëzve këtu”, thotë ai.

Ai thotë se janë të interesuar që të bëjnë të obligueshëm edhe mësimin në shkollat e mesme, meqë sipas tij, në këtë mënyrë familjet do të kujdeseshin që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Por, ai pranon që ende ka probleme në ciklin e ulët arsimor, por që nga viti në viti vërehen përmirësime.

Berisha: Braktisja në shkolla po zbehet

“Para pesë viteve me një shkollë ka pasur deri në 100 të braktisur, ndërsa kjo shifër është zbehur, është zhdukur, por edhe një e metë është që nuk ka një sanksion që nëse një prind nuk e dërgon fëmiun në shkollë ose nëse fëmija ndalet prej shkollës, cilat kanë masat që do të mirren nga familje, qoftë ndaj familjes apo shkollës”, thotë ai.

Por më keq po qëndrojnë në punësim.

Berisha thotë se përqindja në punësim është shumë e vogël, veçanërisht nëse krahasohet me komunitetet e tjera pakicë në vend.

Berisha: Vetëm 15 egjiptianë të punësuar në nivel qendror dhe lokal

“Përqindja në punësim është shume e vogël, nëse flasim me shifra rreth 15 janë të punësuar në nivel qendror dhe lokal ,shifër e papranueshme nuk implementohen akoma ligji për shërbimin civil”, thotë ai.

Deputeti Berisha thotë që sot kur po hapet Java e Egjiptianëve në Kosovë nuk mund të festohet meqë gjendja e komunitetet, në masë të madhe, është e pandryshuar.

Ai thotë se po synojnë që të sensibilizojnë opinionin dhe të tregojnë që janë të interesuar që shteti të ndërmerr veprimet që janë kushtetuese e ligjore për këtë komunitet.

Megjithatë, ajo thotë se në Kosovë vazhdojnë të jenë shqetësuese rastet e shpeshta kur në drejtim të komunitetit egjiptian drejtohet emra fyes.

Marrë parasysh këtë gjendja, ata sot kanë nisur një aktivitet me një konferencë shkencore në Prishtinë kur flitet për identitetin e tyre.

Berisha thotë se kanë nevojë që shoqëria t’i njeh më mirë në mënyrë që mos të trajtohen me paragjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat