Bahtiri, Jashari dhe Tahiri kundër emërimit të anëtarëve të bordit të Ujësjellësit “Mitrovica”

Kosova

Bahtiri, Jashari dhe Tahiri kundër emërimit të anëtarëve të bordit të Ujësjellësit “Mitrovica”

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 17:40
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ai i Skënderajt Bekim Jashari dhe i Vushtrrisë Xhafer Tahiri i kanë dërguar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ku shprehin pakënaqësi ndaj emërimit të anëtarëve të bordit të Ujësjellësit “Mitrovica”.

Tre kryetarët kanë shprehur  mospajtimin me këtë emërim duke thënë se politizohet edhe Kompania e Ujësjellësit Rajonal  “Mitrovica”.

“Politizimi i bordit të KRU ‘Mitrovica’ sh.a, e humb profesionalizmin e kësaj kompanie dhe e dëmton qytetarin e komunave tona sepse ky bord e bënë të paaftë këtë kompani për të ofruar shërbime cilësore të furnizimit me ujë për qytetarët e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skënderaj.”, thuhet në letrën e përbashkët.

Me anë të letrës tre kryetarët kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të Ujësjellësit Mitrovica” dhe krijimi i mundësisë që bordi të jetë profesional e jo politik.

“Anulimi i këtij vendimi dhe hapja e një gare të mirëfilltë, ku pjesë e saj do të ishin ekspertët më të devotshëm të fushës përkatëse, do t’ia kthente dinjitetin kësaj kompanie dhe shpresën qytetarëve se mund të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, e jo të vuajnë për ujë të pijshëm si një e drejt elementare për jetën e tyre.”, thuhet në letër.

Në të kundërtën tre kryetarët kanë deklaruar se do të detyrohen që të ndërprejnë  çdo bashkëpunim më Ujësellësin “Mitrovica” që sipas tyre udhëhiqet nga një bord i politizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat