Limaj: Mundësia e vetme për të ecur përpara Malisheva është Nisma Socialdemokrate

Kosova

Limaj: Mundësia e vetme për të ecur përpara Malisheva është Nisma Socialdemokrate

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:13
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë sot para aktivistëve të partisë së tij në Malishevë, se mundësia e vetme për të ecur përpara në këtë komunë me projekte të reja dhe investime kapitale është Nisma Socialdemokrate.

Përkundër se bartë pozitën e zëvendëskryeministrit, Limaj nuk e tha para bashkëvendësve të vet asnjë fjalë për politikën nacionale të Kosovës, por u fokusua vetëm në nevojat e komunës që udhëhiqet nga partia e tij.

I pari i Nismës, u shpreh se qytetarët e Malishevës gjithmonë kanë ditur ka të rreshtohen dhe se rezultatet nuk do të mungojnë.

Limaj: Mundësia për me ecë në Malishevë e ka vetëm një emër

“Mundësia për me ecë në Malishevë e ka një emër, ajo është Nisma Socialdemokrate. Prandaj qytetarët e Malishevës kanë ditur të rreshtohen sepse e kanë ditur që rezultatet nuk do të mungojnë”, tha ai.

Kryetari Limaj për udhëheqjen e deri tanishme në Malishevë, tha se sukseset që kanë ndodhur në këto 5 vitet e fundit, e kanë ndryshuar në tërësi këtë qytet. Ai përmendi gjitha sukseset dhe po ashtu bëri të ditur projektet kapitale që do të ndodhin në Malishevë.

Limaj: Nuk ka lagje dhe fshat në Malishevë që nuk ka infrastrukturë rrugore

“Sot fshatrat në Malisheve janë më të pastërtitë në Kosovë, duke iu falënderuar një menaxhimi të drejt dhe një angazhimi të përbashkët. Dikur Malisheva ka qenë pa asnjë centimetër rrugë ndërsa sot themi që nuk ka asnjë lagje dhe fshatra që nuk ka infrastrukturë rrugore. Kjo ka emër dhe emrin e ka Ragip Begaj dhe drejtorët komunal. Ne jemi angazhuar për t’i siguruar rrugën tranzit Malishevës, një pjesë e saj ka filluar, nesër do të fillojë punimet faza e dytë e tranzitit. Po përgatitemi për të bërë unazën”, tha Limaj.

Ndërkaq, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj i magjepsur nga numri i madh i qytetarëve të pranishëm, tha se këtë besim që po e marrin do ta kthejnë në punë praktike tek ta.

Begaj: Do të përpiqemi që sinqerisht t’i shërbejmë Komunës së Malishevës

“Do të përpiqemi që sinqerisht t’i shërbejmë Komunës së Malishevës, t’i shërbejmë njerëzve tanë, t’iu shërbejmë vendit tonë. Platforma jonë është sinqeriteti, pastërtia dhe kjo është Nisma Socialdemokrate në Malishevë”, deklaroi ai.

Në këtë takim me struktura, gjithashtu u anëtarësuan mbi njëqind qytetarë në Nisma Socialdemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat