Haradinaj: Komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës

Kosova

Haradinaj: Komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pohuar se komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës.

“Si qeveri e vendit do të bëjmë përpjekje të pandalshme për përfaqësim të barabartë të këtij komuniteti jo vetëm në punësime, por edhe atëherë kur merren vendime dhe diskutohet për fatin e Kosovës”, thotë Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sot, në Amfiteatrin e Fushë Kosovës për të shënuar Javën e Egjiptianëve të Kosovës, shpreha falënderimin dhe respektin për angazhimin që ky komunitet ka dhënë për zhvillimin e vendit tonë. Komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës, dhe si Qeveri e vendit do të bëjmë përpjekje të pandalshme për përfaqësim të barabartë të këtij komuniteti jo vetëm në punësime, por edhe atëherë kur merren vendime dhe diskutohet për fatin e Kosovës. Komunitetet janë vlerë e vendit tonë dhe diversiteti është pasuri!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat