Lajm i mirë për banorët e Fushë Kosovës

Kosova

Lajm i mirë për banorët e Fushë Kosovës

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:51
Fushë Kosovë

Banorët e Fushë Kosovës, më në fund nuk do të kenë probleme me ujësjellës.

Prej shumë vitesh, banorët e Fushë Kosovës janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm.

Mirëpo, që nga dita e nesërme gjithçka do të rregullohet.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se nesër në Fushë Kosovë do të bëhet testimi i linjës magjistrale për furnizim me ujë.

Njoftimi i plotë nga KRU “Prishtina”, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë të Fushë Kosovës!

Më në fund, po arrijmë qëllimin e shumëpritur!

E juve të nderuar, fillimisht ju falënderojmë për durimin dhe maturinë e treguar ndër vite!

Ju, po bëheni me ujë të pijshëm në krojet tuaja të banimit dhe atë pas shumë e shumë vitesh.

Nesër, më 21 qershor 2019, e premte do të fillojmë me testimin e linjës magjistrale për furnizim me ujë të Fushë Kosovës.

Ju njoftojmë se, përgjatë testimit me furnizim me ujë një pjesë për disa sekonda do të ketë ujë të turbullt si rezultat i rrjedhjes së ujit në kahjen e kundërt, por pas pak gjithçka do të kthehet në normalitet.

Lusim qytetarët që gjatë ditës së nesërme, nëse hasin në rrjedhje të ujit të lajmërojnë Ujësjellësin, pasi që ekipet mobile nesër do të jenë anembanë Fushë Kosovës për të monitoruar furnizimin me ujë!

Faleminderit dhe ju priftë e mbara!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat