Personave me nevoja të veçanta u ofrohet mbështetje nga institucionet

Kosova

Personave me nevoja të veçanta u ofrohet mbështetje nga institucionet

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy krerët e institucioneve të Kosovës, kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë marr pjesë sot në Miniolimpiadën për personat me nevoja të veçanta që u zhvillua në Vushtrri.

Edhe Veseli edhe Haradinaj theksuan  se  ky komunitet gjithnjë  do ta ketë mbështetjen e duhur nga institucionet përkatëse.

Kryetari i Kuvendit, tha se ardhja këtu dëshmon për përkrahjen e fuqishme nga institucionet ndaj kësaj kategorie, ndërsa i ftoi që dhe këta të marrin përgjegjësi për të zhvilluar Kosovën.

Veseli:Do të keni përkrahjen e fuqishme nga ne

“Do të keni përkrahjen e fuqishme nga ne, për vet faktin se dhe ju duhet të merrni përgjegjësi për zhvillimin e vendit tonë. Ne do t’iu japim involvim, do t’iu inkurajojmë dhe hapësirë në institucione publike. Por njëkohësisht kërkojmë nga ju që të merrni përgjegjësi të jeni të vendosur që Kosovën tonë të qojmë bashkë përpara”, tha kryetari i Kuvendit.

 

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj tha se kanë bërë disa punë të mira për këtë komunitet, dhe theksoi  se nuk do të ndalen për t’i mbështet në të gjitha fushat.

Haradinaj:Ne i kemi bërë disa punë të mira sa i përket personave me nevoja të veçanta

“Ne i kemi bërë disa punë të mira sa i përket personave me aftësi të veçanta, nevoja të veçanta sidomos Ligjin është një arritje e përbashkët. Nuk do të ndalemi në këtë drejtim për me qenë me ju”, tha Haradinaj.

Mbështetje këtij komuniteti i dha dhe drejtori  i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE  Ake Roghe, i cili tha se ky komunitet është i veçantë dhe përmes kësaj ngjarje duhet që t’iu garantohet mbështetja e duhur.

Roghe: Ngjarjet e tilla që tregojnë aftësitë dhe talentet tuaja janë të rëndësishme

“Ngjarjet e tilla që tregojnë aftësitë dhe talentet tuaja janë të rëndësishme meqë ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për të fokusuar në aftësitë sesa në mungesën e aftësive”, tha ai.

Ndërsa, presidentja e Komitetit Paraolimpik Njomza Emini tha se viti 2019 do të jetë i veçantë për këtë komunitet dhe theksoi se janë të gatshëm për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

Emini: Ky vit e gjen  Komunitetin Paraolimpik në gjitha organizatat ndërkombëtare

“ Viti 2019 do të jetë i veçantë, jo vetëm pse e themi ne, i veçantë për faktin se ky vet e gjen Komunitetin Paraolimpik me të drejta të plota në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, deklaroi ajo.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin dhe shumë personalitete të tjera, mes tjerash ministrja e  Pushtetit Lokal Adriana Hoxhiq, ecila  u shpreh se të gjithë duhet të angazhohen që personat me nevoja të veçanta të kenë qasje si gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.

Miniolimpiada për personat me nevoja të veçanta tashmë është bërë tradicional, pasi Komiteti Paraolimpik i Kosovës organizon këtë çdo vit, ku gjatë tërë ditës organizohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat